Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Kosova 9 humbje radhazi, Islanda në “Rusi 2018”

Ashtu sic pritej Islanda dhe Serbia iu bashkangjitën skuadrave të tjera, duke e cuar në shtatë numrin e përfaqësueseve që kualifikohen në mënyrë të drejtpërdrejtë për në fazën finale të Rusi 2018. Kombëtarja Islandeze do të marrë pjesë për herë të parë në finalet e një botërori, për më tepër menjëherë pas kualifikimit historik edhe për në “France 2016”. Në Rejkjavik përfaqësuesja ishullore u mjaftua me nga një gol për cdo pjesë ndaj Kosovës për të kompletuar një arritje të jashtëzakonshme, që tregon qartë që në këtë sport nuk influencojnë as tradita, as paratë dhe as numri i popullsisë. Golat u realizuan respektivisht në minutat 40 e 68 nga dyshja e Premier League-s Sigurdsson – Gudmundsson.

 

Në Grupin I Kroacia pasi vuajti dhe i rezistoi mirë presionit të ekipit të Andriy Shevchenko-s arriti të shënojë dy gola në pjesën e dytë, duke siguruan njëherësh edhe fitoren e parë në histori brenda në Ukrainë. Triumfi 2-0 për skuadrën e Zlatko Dalic u sigurua falë golave të shënuar nga sulmuesi i Hofenhajmit Andrej Kramaric në minutat 62 e 70, që i japin tashmë mundësinë përfaqësueses kroate për të vazhduar aventurën në play off. Ndërkaq në Turku Turqisë së Mircea Lucescu-t nuk i mjaftuan dy golat e shënuar nga Cenk Tosun, për të dalë me 3 pikë nga Finlanda. Sulmuesi i Beshiktashit zhbllokoi ndeshjen në 57′. Arajuuri barazoi cerek ore para fundit, sidoqoftë pas avantazhit të përkohshëm të Tosun në 83′ vulosi përfundimisht rezultatin 2-2 Pohjanpalo, që shënoi dy minuta para përfundimit. Rikthehet në fazën finale të një botërori gjithashtu edhe Serbia, që mposhti minimalisht në Beograd kombëtaren e Gjeorgjisë.

 

Goli i kualifikimit u shënua 16′ para fundit nga Aleksandar Prijovic, gol që kthen Serbinë në një aktivitet të tillë që pas botërorit të Afrikës së Jugut. Në Grupin D menjëherë pas Serbisë u pozicionua Republika e Irlandës që e mbylli fazën e grupeve me 2 pikë më pak se ekipi i Slavoljub Muslin. Në Cardiff Uellsi ishte skuadra më e mirë për pjesën më të madhe të kohës, gjithsesi golin përcaktues e realizoi James McClean, që shënoi golin e fitores që në 12′ të pjesës së dytë. Goli i shënuar nga mesfushori i West Bromwich Albion kualifikon kështu për në play off Republikën e Irlandës, ndërsa dragonjtë që vuajtën edhe mungesën e Gareth Bale eliminohen përpara kohe. Në takimin përmbyllës të këtij grupi Austria përfitoi nga kartoni i kuq i Jonitës në 55′ për të mundur brenda në Kishinjev Moldavinë falë golit të shënuar në 69′ nga 22-vjecari i Rapidit të Vjenës Louis Schaub.

Lajme të tjera

Featured

Jasir Asani shkëlqeu në plot kuptimin e fjalës me Kombëtaren e Shqipërisë, në kualifikueset drejt kampionatit europian, duke shënuar 3 gola e duke dhënë...

Champions League

Mesfushori i kombëtares së Shqipërisë, Kristjan Asllani ishte përzgedhur titullar nga trajneri Simone Inzaghi në ndeshjen e Champions League të Interit në transfertë ndaj...

Euro 2024

Kosova është pa trajner pas shkarkimit të sllovenit Primoz Gliha pas përfundimit të eliminatoreve të Euro 2024. Aty ku përveç dy barazimeve ndaj Zvicrës,...

Champions League

Milani u mposht në “San Siro” me rezultatin 1-3 nga Borussia Dortmund, duke minimizuar mundësitë për të vijuar aventurën në Ligën e Kampionëve edhe...