Kosovë

Kosova bind lojtarin e Antwerp, belgët blejnë 400 mijë € yllin e Dritës

Laurit Krasniqi ndëshkoi Dritën dhe i hapi rrugën Royal Antwerp në fitoren 0-2 përballë ekipit nga Gjilani, me belgët që avancuan në raundin e tretë të Conference League.

21-vjeçari realizoi golin e parë në karrierë me Royal Antwerp, teksa nuk e fshehu lumturinë e tij: “Ende nuk mund ta besoj. Nuk e di si ndihem, e vetmja gjë që di është se nuk do të fle shumë…

Një pjesë e madhe e familjes time ishin në stadium. Është si një ëndërr për mua. Në fillim isha pak i stresuar, edhe falë atmosferës që krijuan tifozët në stadium, por në fund gjithçka përfundoi ashtu siç duhej. E shijova në maksimum”.

Paraqitja pozitive e lojtarit dardan ka ndikuar që të marrë një ftesë nga përfaqësuesja e Kosovës. Presidenti Agim Ademi është takuar me futbollistin dhe e ka bindur që në nivel kombëtaresh ta përfaqësojë Kosovën.

Kreu i FFK-së e ka përgëzuar Lauritin për arritjet si dhe e ka uruar që ai të ketë të ardhme të ndritur, si me klubin e tij e po ashtu edhe në fanellën dardane.

Krasniqi është shprehur i lumtur që po i jepet mundësia të japë kontributin e tij për vendin e origjinës dhe në sfidat e ardhshme do të marrë një ftesë nga trajneri Alain Giresse.

Ndërkohë, Drita ka shitur Arbnor Mujën te Royal Antëerp, rivalët në Conference League. Belgëve u ka lënë përshtypje shumë pozitive 23-vjeçari nga Mitrovica, i cili luan si sulmuesi i djathtë.

Muja do të sjellë 400 mijë euro në arkat e “Intelektualëve”, duke kaluar Milot Rashicën (300 mijë euro NGA Vushtrria te Vitesse) si shitja më e shtrenjtë nga kampionati i Kosovës.

Lojtari ofensiv do të kryejë sot testet mjekësore te klubi belg dhe është gati të shijojë aventurën e parë europiane.

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Kliko për të komentuar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency