Ndryshe nga Shqipëria, Kosova në grupin B të kualifikueseve të Katar 2022 do ketë një kalendar në ngjitje. Dardanët do ta nisin rrugëtimin e tyre në këto eliminatore në datën 28 mars me një sfidë të zjarrtë siç është ajo ndaj Suedisë e cila në Prishtinë për të udhëtuar tre ditë më pas drejt Spanjës për një sfidë shumë të vështirë për të mos thënë të pamundur për të marrë pikë. Më poshtë do të gjeni kalendarin e plotë të Kosovës në grupin B eliminator.
KALENDARI I PLOTË I KOSOVËS –
Ndeshja e parë, 28/03/2021, Kosovë-Suedi
Ndeshja e dytë, 31/03/2021, Spanjë-Kosovë
Ndeshja e tretë, 02/09/2021, Gjeorgji-Kosovë
Ndeshja e katërt, 05/09/2021, Kosovë-Greqi
Ndeshja e pestë, 08/09/2021, Kosovë-Spanjë
Ndeshja e gjashtë, 09/10/2021, Suedi-Kosovë
Ndeshja e shtatë, 12/10/2021, Kosovë-Gjeorgji
Ndeshja e tetë, 14/11/2021, Greqi-Kosovë
