Connect with us

Hi, what are you looking for?

Nations League

Kosova e nis në “transfertë”, ndaj Moldavisë për të marrë fitoren

Mandatory Credit: Photo by Valdrin Xhemaj/EPA/Shutterstock (8552790c) Kosovo fans cheer prior to the FIFA World Cup 2018 qualifying soccer match between Kosovo and Iceland in Shkoder, Albania, 24 March 2017. Kosovo vs Iceland, Shkoder, Albania - 24 Mar 2017

Kosova nuk e ka mbyllur ende edicionin e parë të Ligës së Kombeve, ku shpreson të fitojë një vend për Kampionatin Europian 2020, por që ndeshjet Play Off u shtynë për shkak të koronavirusit.

Megjithatë “Dardanët” do të rikthehen sonte në fushë për të luajtur ndeshjen e parë të edicionit të dytë të këtij kompeticioni, përballë Moldavisë në transfertë.

Këta të fundit nuk e kanë njohur ende Kosovën si shtet të pavarur dhe as pasaportat e saj, ndaj kanë vendosur që përballjen e mbrëmjes së sotme ta luajnë në stadiumin “Ennio Tardini” të Parmës, në Itali.

Të udhëhequr nga trajneri zviceran Bernard Challandes, “Dardanët” mbërritën në Itali pasditen e djeshme, ndërsa skuadrës iu bashkuan edhe 7 futbollistë, të cilët ishin në listën e të grumbulluarve, por që nuk ishin lejuar të udhëtojnë drejt Prishtinës nga klubet respektive.

Trajneri zviceran do të ketë thuajse të gjithë futbollistët në dispozicion të tij, me përjashtim të sulmuesve Vedat Muriqi e Edon Zhegrova, tē cilët janë të dëmtuar dhe nuk janë grumbulluar fare për këto takime.

Kosova është ndjeshëm favorite për ta fituar përballjen me moldavët dhe për ta nisur mbarë këtë edicion të Ligës së Kombeve, ndërsa takimi do të startojë në orën 20:45 dhe do të transmetohet ekskluzivisht në ekranin e SuperSport 3.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...