Përfaqësuesja

Kosova grumbullohet në Durrës, shumë mungesa prej COVID-19 dhe dëmtimeve

Përfaqësuesja e Kosovës është grumbulluar sot në hotel “Premium”, në Durrës, në kuadër të përgatitjeve për tri ndeshjet e këtij muaji, kundër Shqipërisë (më 11 nëntor), Sllovenisë (më 15 nëntor) dhe Moldavisë (më 18 nëntor). Për këto ndeshje Milot Rashica e Leart Paqarada nuk janë lejuar nga klubet e tyre të udhëtojnë për shkak të vendimeve të rajoneve përkatëse (pas kthimit ata duhet të qëndrojnë detyrimisht në karantinë dhe klubet kanë ushtruar të drejtën e dhënë nga FIFA që të mos i lejojnë lojtarët që të bashkohen me ekipin kombëtar).

Në tri ndeshjet e këtij muaji do të mungojnë edhe Florent Muslija, i cili nuk është në gjendje t’ i bashkohet ekipit pas lëndimit në ndeshjen e fundit, si dhe Benjamin Kololli, i cili është i pezulluar për 2 ndeshjet e Ligës së Kombeve ndaj Sllovenisë e Moldavisë, për shkak të kartonit të kuq pas ndeshjes kundër Greqisë. Duke pasur parasysh se në ndeshjen e fundit me Zyrihun pësoi një lëndim të lehtë, në bashkëpunim me lojtarin është vendosur që të mos rrezikohet.

Në miqësoren kundër Shqipërisë do të mungojnë edhe Valon Berisha e Idriz Voca. Në fakt, Valon Berisha, pas problemeve konstante në shpinë në ndeshjet e fundit me klubin, është vendosur që të kryejë rikuperim të lehtë gjatë tri ditëve dhe pastaj t’ i bashkohet ekipit nga dita e enjte për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve ndaj Sllovenisë dhe Moldavisë. Ndërkaq, Voca ka pësuar lëndim në nxemje para ndeshjes së djeshme me klubin e tij dhe pritet të shihet rikuperimi i tij dhe përfshirja eventuale në ekip për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve.

Duhet theksuar se “Dardanët” do të zhvillojnë në orën 19:00, në kompleksin Tropical, në Durrës, seancën e parë stërvitore.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency