Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Kosova jep shenja ringritjeje, në Slloveni u dënua nga gjyqtari

Nga Florim Canolli

Përfaqeusesja e Kosovës humbi edhe një ndeshje tjetër në kuadër të Ligës së Kombeve. Disfata nga Sllovenia erdhi në minutat e fundit, por që ishte e pamerituar, sidomos për nga mënyra se si shkoi takimi, me gjyqtarin polak Frankoëski protagonist absolut, duke ndikuar direkt në rezultatin përfundimar. Mjafton të shohim penalltinë e akorduar, që është shumë e diskutueshme. Pastaj dhe minuta e 9-të, kur një ndërhyrje e ashpër e Lovric ndaj Kryeziut nuk sanskionohet me karton të kuq, por vetëm me të verdhin.

Sa i përket lojës, në përgjithësi Kosova nuk është se shfaqi shumë, sidomos në fazën e sulmit. Edhe në ndeshjen e Ljubljanës, “Dardanët” ishin me mungesa të mëdha: Rashica, Celina, Shala, Halimi, Zeneli, Paqarada e Kololli, që përbëjne pjesën më të rëndësishme të skuadrës. Sidoqoftë, ekipi reagoi deri diku mirë përballë një Sllovenie që nuk kishte pësuar ende gol në këtë sezon të Ligës së Kombeve, madje iu prish edhe statistika prej 6 ndeshjeve radhazi pa pësuar në shtëpinë e saj.

Disa prej lojtarëve të Kosovës ende nuk janë në formën e tyre optimale dhe kjo po ndikon edhe në mënyrën e lojës së skuadrës. Kundër Sllovenisë shkëlqeu Amir Rrahmani, që bëri një paraqitje fantastike, ndërsa brenda pritshmërive ishte edhe Bernard Berisha e Aro Muric.

Kosova krijoi pak në mbrëmjen e së mërkurës, mirëpo aksioni i golit të shënuar nga Vedat Muriqi ishte thjesht fantastik dhe kjo na bën të shpresojmë se gjërat kanë filluar të lëvizin pozitivisht në skuadër. Dy pikë nga 5 ndeshje të zhvilluara është pak për një Kosovë që kishte ambicie të larta para fillimit të Ligës së Kombeve.

Tashmë “Dardanët” janë në një seri prej 9 ndeshjesh pa fitore, 7 prej tyre humbje. Megjithatë, tani duhet një fitore ose të paktën barazim ndaj Moldavisë për të ruajtur pozitën e 3-të, në mënyrë që Kosova të mbetet në Ligën C.

Lajme të tjera

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...