Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Kosova kërkon mrekullinë e 16-të, në Angli për të vazhduar ëndrrën

FILE PHOTO: FILE PHOTO: Soccer Football - Euro 2020 Qualifier - Group A - Kosovo v Czech Republic - Fadil Vokrri Stadium, Pristina, Kosovo - September 7, 2019 Kosovo players celebrate at the end of the match REUTERS/Florion Goga/File Photo/File Photo

Sytë e të gjithë shqiptarëve mbrëmjen e sotme nuk do të jenë vetëm në Elbasan Arena, por edhe në St Mary të Southamptonit pasi aty Kosova e mrekullive të mëdha do të përballet me një nga superfuqitë e futbollit europian, Anglinë e Gareth Southgate që në këto eliminatore di të fitojë vetëm me goleada. Pas fitoreje jetike ndaj Republikës Çeke, dardanët e Bernard Challandes edhe pse me mungesa të rëndësishme do të kërkojnë të bëjë surprizën e madhe në ishull përballë tre luanëve. Misioni këtë herë do të jetë shumë i vështirë për Kosovën pasi Anglia nuk është rivali i vërtetë i tyre në grupin A, pasi kualifikimin në Euro 2020 do të luajnë pikërisht me Republikën Çeke pasi tre luanët janë të një tjetër planeti.

15 ndeshjet radhazi pa humbje e bëjnë Kosovën një nga skuadrat me ecurinë më të mirë në këtë periudhë dhe dardanët do të përpiqen të shfrytëzojnë këtë moment për të bërë mirë edhe ndaj Anglisë ndaj të cilëve edhe një humbje minimale do të ishte një rezultat i shkëlqyer. Trajneri Challandes nuk pritet të ndryshojë shumë gjëra në formacion krahasuar me ndeshjen e fundit. Nga njëra anë do të jenë Kane e Sterling dy gjahtarë të golit ndërsa në krahun Kosova do të mbështet te potenca e Vedat Muriqit por edhe te klasi i Bersant Celinës që i njeh shumë mirë futbollistët e kombëtares angleze. Ashtu si Shqipëri-Islandë edhe Angli-Kosovë do të transmetohet live në ekranin e Supersport.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...