Connect with us

Hi, what are you looking for?

Euro 2024

Kosova kërkon tre pikët e para, Dardanëve nuk iu falen hapat fals

Pas barazimit në ndeshjen e parë kualifikese për Euro 2024 ndaj Izraelit, Kosova rikthehet në fushë teksa pret në stadiumin Fadil Vokrri, Andorrën. Të besuarit e trajnerit Alain Giresse do të kërkojnë me ngulm tre pikët e para në Grupin I ndërsa Dardanët janë favoritët në letër për ta fituar takimin.

Tekniku francez ka të gjithë grupin e futbollistëve në dispozicion dhe mund të bëjë disa ndryshime nga sfida e parë përballë Izraelit teksa Betim Fazliji pritet në fushë nga minuta e parë. Mesfushori la një shije të mirë kur u fut si zëvendësues ndaj Izraelit dhe tashmë Giresse pritet t’i besojë nga fillimi.

Lexo edhe:

VIDEO/ Vendos goli i Swiderskit, Sylvinho debuton me humbje te Shqipëria
Cikalleshi: Keqardhje për golin, kjo Kombëtare i bëri shqiptarët të ndihen mirë
Gjasula: Ishim pa fat, jam shumë optimist për të ardhmen

Në sulm pritet të rikthehet si titullar Arbër Zeneli ndërsa konfirmohen Rashica dhe Vedat Muriqi. Ndeshjen e Kosovës ndaj Andorrës mund ta ndiqni në platformën DigitAlb në SuperSport 3 duke nisur nga ora 20:45.

Lajme të tjera

Itali

Victor Osimhen mund të largohet nga Napoli që në janar. Kështu pretendojnë mediat italiane, duke trumbetuar se skandali në lidhje me sulmuesin është temë...

Futboll

Futbolli shqiptar sot është në zi. Është ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare legjenda e futbollit tiranas, Osman Mema, një nga përfaqësuesit më të...

Francë

Për arsye personale dhe në marrëveshje me Paris Saint-Germain, Gerard Precheur është larguar posti i trajnerit të ekipit të femrave. Në njoftimin e klubit...

Futboll

Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur një tjetër sukses historik, duke sjellë për herë të parë në Shqipëri finalet e një turneu madhor ndërkombëtar...