Connect with us

Hi, what are you looking for?

Nations League

Kosova kryen stërvitjen e dytë, Challandes punon me goditjet nga distanca

Kosova ka zhvilluar pasditen e sotme seancën e dytë stërvitore në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen e Ligës së Kombeve ndaj Maltës, që do të zhvillohet të enjten në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës.

Trajneri zviceran Bernard Challandes kishte në dispozicion të gjithë futbollistët, me të cilët punoi shumë veçanërisht në mbylljen e hapësirave në mbrojtje dhe finalizimin e aksioneve në sulm.

Ajo që u vu re në seancën e dytë stërvitore të përfaqësueses së Kosovës, ishte edhe puna e madhe me goditjet nga distanca, pasi Challandes mesa duket kërkon t’i paraprijë një mbylljeje në mbrojtje të kundërshtarit.

Gjendja e futbollistëve në dispozicion të Challandes është optimale dhe futbollistët kanë konfirmuar gatishmërinë për të dhënë më të mirën në këto takime. Në një intervistë për Supersport, këtë e konfirmoi edhe mesfushori i Kosovës, Hekuran Kryeziu.

“Jemi në një formë mjaft të mirë dhe jemi vënë në dispozicion të trajnerit për të punuar shumë dhe për të qenë të gatshëm të bëjmë më të mirën në ndeshjen ndaj Maltës. I gjithë grupi mezi po e pret këtë sfidë dhe të gjithë kanë dëshirë të luajnë dhe të bëjnë më të mirën në fushën e lojës”, deklaroi Kryeziu.

Për mikrofonin e Supersport foli edhe mesfushori i Lazios në kampionatin italian, Valon Berisha, i cili u rikthye te Kosova pas një periudhe të gjatë mungese, si pasojë e dëmtimeve.

“Jam shumë i lumtur që jam rikthyer të përfaqësoj Kosovën dhe po punoj shumë që të arrij formën më të mirë dhe të ndihmoj skuadrën në fushë. Vij pas një periudhe të gjatë problemesh fizike dhe është hera e parë ë stërvitem me trajnerin Challandes, i cili është një profesionist i zoti dhe do të na ndihmojë të rritemi më shumë si skuadër”, tha Berisha.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...