Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Kosova mban stërvitjen e fundit para Danimarkës, Challandes ndan mendjen për formacionin

Kosova ka mbajtur seancën e fundit stërvitore para takimit miqësor me Danimarkën. Në stadiumin “Fadil Vokrri”, trajneri Bernard Challandes dhe stafi i tij kishin në dispozicion të gjithë futbollistët e grumbulluar.

Megjithatë, dy prej tyre, konkretisht Hekuran Kryeziu dhe Benjamin Kololli, u stërvitën të diferencuar. Challandes e konfirmoi se Kryeziu nuk do të jetë pjesë e ekipit për ndeshjen ndaj Danimarkës, por po punohet shumë që të bëhet gati për takimin kualifikues ndaj Bullgarisë.

Sa i përket Kolollit, ai vazhdon të ketë kujdes me ngarkesën fizike dhe sipas të gjitha gjasave, do ta nisë takimin nga bankina. Sa i përket formacionit të mundshëm, Challandes nuk ka lënë shumë të kuptohet në bazë të vendosjes se lojtarëve në stërvitje.

Megjithatë, Kosova pritet të startojë me skemën e zakonshme 4-2-3-1, ku në portë do të vendoset Arjanet Muriç. Në mbrojtje pritet të startojnë Amir Rrahmani dhe Aliti në qendër, ndërsa Vojvoda në të djathtë e Paqarada në të majtë.

Në qendër të mesfushës pritet të vendosen Herolind Shala dhe Idriz Voca, ndërsa pak më i avancuar Bersant Celina. Në sulm treshja në top formë, Rashica dhe Zeneli nga krahët me Vedat Muriqin në qendër.

Duke pasur në dispozicion edhe 6 zëvendësime, Challandes ka paralajmëruar edhe ndryshime në pjesën e dytë, ku pritet të debutojë edhe mesfushori Florent Hasani.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Borussia e Dortmundit në gjysmëfinale të Championsit. Skuadra gjermani bëri mrekullinë në ndeshjen e kthimit ndaj Atleticos së Madridit, të cilin e mposhti 4-2,...