Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Kosova me sytë nga derbi i Anamoravës, Drita e Gjilani me “stof” pretendenti

IPKO Superliga e Kosovës nisi dje me 3 ndeshjet e para të gjysmës së dytë të sezonit, ndërsa sot do të “ndizet” menjëherë me derbin e Anamoravës, mes Dritës dhe Gjilanit, dy skuadra të të njëjtit qytet.

Sfidat mes këtyre dy ekipeve kanë prodhuar gjithmonë lojë të fortë dhe spektakël, si në fushë ashtu edhe në tribuna, kjo edhe prej tifozërive të organizuara që kanë, por përballjet e këtij sezoni janë edhe më interesante.

Kjo për faktin se si Drita, ashtu edhe Gjilani, janë pretendente për titullin kampion dhe momentalisht kanë vetëm një pikë diferencë në renditje, duke mbajtur përkatësisht vendin e katërt dhe të tretë.

Që të dy skuadrat do të kërkojnë fitoren sot, për të ruajtur ritmin e Ballkanit kryesuese, që triumfoi dje ndaj Drenicës, ndërsa futbollistët në dispozicion të të dy trajnerëve, garantojnë për një sfidë spektakolare.

Një tjetër përballje interesante do të jetë edhe ajo e kryeqytetit, ku kuqezinjtë e Flamurtarit do të presin Trepçën ’89. Të dy skuadrat nuk kanë spikatur në gjysmën e parë të kampionatit dhe kanë nevojë për pikë, për t’iu larguar zonës së ftohtë të renditjes.

Të dy këto sfida, ashtu si edhe përballja mes Dukagjinit dhe Llapit, do të startojnë në orën 13:00 dhe do të transmetohen live në ekranin e Supersport.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...