IPKO Superliga

Kosova me sytë nga play out-i, luhet Flamurtari-Vushtrria

Të dielën që lamë u mbyll njëri ndër kampionatet më interesante të viteve të fundit me Dritën që fitoi titullin e kampionit duke luajtur në ndeshjen e fundit me Prishtinën pa gola, një rezultat që i mjaftoi që ta rikthejë titullin në Gjilan pas plot 15 viteve.

Drita është ende në ethet e festës, derisa tashmë po afrohen ethet e ndeshjeve të Play Out-it. Të mërkurën në stadiumin “Rexhep Rexhepi” luhet ndeshja e parë e barazhit ku përballë do të jenë Vushtrria dhe Flamurtari.

Ish skuadra e Milot Rashicës kërkon rikthimin në Superligë pas dy viteve dhe për ta bërë një gjë të tillë është mobilizuar gjithë qyteti i Vushtrrisë për të shkuar në mënyrë sa më të organizuar në Drenas.

Megjithatë nuk do të jetë aspak e lehtë për Vushtrrinë, pasi përballë do ta ketë Flamurtarin, i cili në ndeshjet e fundit të kampionatit kapi një formë të mirë duke arritur që ta sigurojë këtë ndeshje Play Out-i, edhe pse shumë ekspertë mendonin se Flamurtari nuk ka gjasa.

Vushtrria, e cila në edicionin 2013/14 fitoi titullin e kampionit me Ismet Munishin në stol, kur skuadra atëherë quhej Llamkos Kosova, do ta ketë përkrahjen e madhe të tifozëve. Atyre me short u është caktuar tribuna e madhe e stadiumit të Feronikelit, e cila pritet të jetë përplot me grupin e flaktë të tifozëve “Forca” që janë ndër më të zëshmit në Kosovë.

Përkrahje të madhe do të ketë edhe Flamurtari nga tifogrupi “Armata Kuqezi” të cilët të mërkurën do t’i qëndrojnë afër skuadrës së tyre. Flamurtari që ishte rikthyer sivjet në elitën e futbollit kosovar, edicionin e mbylli në vendin e dhjetë me 25 pikë, ndërsa Vushtrria ishte e treta në Ligën e Parë me 60 pikë.

Vushtrria – Flamurtari luhet të mërkurën në Drenas me fillim nga ora 16:00 dhe transmetohet direkt në Supersport dhe Supersport Kosova.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency