Serbia është gjobitur me 20 000 franga zvicerane (21,290.19 dollarë) për shkak të flamurit, që tregonte Kosovën si pjesë të Serbisë, të varur në dhomën e zhveshjes në përballjen me Brazilin, në Kupën e Botës, më 24 nëntor.
Imazhi i flamurit me mesazhin “nuk dorëzohemi”, në serbisht, u bë virale në rrjetet sociale, kur u shpërnda nga Hajrulla Çeku, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit i Kosovës.
FIFA gjithashtu gjobiti Federatën Kroate të Futbollit me 50 000 franga zvicerane (53,208,47 dollarë) pasi fansat kroatë transmetuan mesazhe që nuk ishin të përshtatshme për ngjarjet sportive, në ndeshjen kundër Kanadasë, më 27 nëntor.
Arabia Saudite mori dy gjoba prej 15 000 frangash zvicerane, respektivisht, për sjellje të pahijshme pasi mori gjithsej gjashtë kartonë të verdhë në ndeshjet kundër Argjentinës dhe Meksikës më 22 dhe 30 nëntor.
