Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Kosova njohu kundërshtarët e “Katar 2022”, Ademi-Challandes takim në Zyrih

Federata e Futbollit të Kosovës ka zbuluar nëpërmjet një shkrimi në fazën zyrtare se presidenti Agim Ademi ka patur një takimin në Zyrih me trajnerin e Kosovës, Bernard Challandes, me të cilin ka diskutuar për tema të ndryshme që i përkasin “dardanëve”. Sigurisht që vëmendja ka qenë te fushata e ardhshme eliminatore e Botërorit “Katar 2022”, tashmë që Kosova i ka njohur kundërshtarët.

“Në vazhdën e takimeve të punës në vendet e ndryshme europiane, presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, aktualisht gjendet në Zyrih të Zvicrës ku u takua edhe me përzgjedhësin e Kombëtares, Bernard Challandes.

Në këtë takim, u bisedua në detaje për gjithçka që e pret Kosovën gjatë vitit 2021, duke filluar nga diskutimi për shortin për ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Botëror të vitit 2022, si dhe nivelin organizativ brenda ekipit. Ishte konstatim i përbashkët se duhet të krijohet një plan konrekt i veprimit gjatë kësaj kohe.

 Presidenti Ademi dhe përzgjedhësi Challandes, diskutuan po ashtu jo vetëm për ndeshjet kualifikuese, por edhe për miqësoret e shumta që Kosova do t’ i zhvillojë gjatë vitit 2021, si dhe për situatën aktuale të futbollistëve të Kombëtares nëpër klubet e tyre.

Një pjesë tjetër dhe e rëndësishme ishte diskutimi për të gjitha projektet e presidentit dhe trajnerit për konsolidimin e stafit dhe realizimin e kampeve dhe sektorëve që duhet të veprojnë.

Në fund u shpreh optimizëm dhe shpresë e përbashkët se viti 2021 do të jetë dukshëm më i mirë sesa viti 2020 për Kombëtaren A tw Kosovës.”

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...