Futboll

Kosova për t’u marrë shembull, 5 mln euro për sportin, Ademi: Klubet nuk do paguajnë asgjë!

Agim Ademi presidenti i Federatës Kosovare të Futbollit, në një lidhje live për emisionin Fan Zone në Supersport, foli për aktualitetin e futbollit kosovar, për vështirësitë ekonomike gjatë pauzës prej emergjencës së koronavirusit si dhe për shumë tema të tjera.

“Punojmë më shumë online nga shtëpia. Tani jemi 24 orë non stop duke punuar, por këtë herë nga interneti. Situata financiare? E rëndësishme është jeta. Qeveria ka dhënë 5 milionë euro për Ministrinë e Sportit, Rinisë dhe Kulturës. Jemi duke pritur se sa do të jepet vetëm për sportin. Te klubet e Kosovës kemi kompani që mbahen nga bizneset, të cilat tashmë janë mbyllur. Jemi afër klubeve në këtë moment. I kemi dhënë një ndihmë që në fillim.

Të gjitha klubeve iu kemi thënë se jemi në krahun e tyre për gjithçka. Do i lirojmë të gjitha klubet nga obligimet, nuk do paguajnë as për arbitra as për gjë deri në fund të sezonit. Vetëm për dënimet nëse do ketë nuk do falim asgjë. Do mundohemi të japim ndonjë shumë, për të ndihmuar të gjithë sadopak. Do mundohemi të ndihmojmë me të gjitha mundësitë që kemi. Ne jemi solidarë dhe për këtë punë deri tani nuk kemi pasur shumë probleme.

Më vjen mirë që edhe disa futbollistë që ishin të dëmtuar janë rikuperuar. Gjithashtu do të bëjnë një gjest shumë të madh, teksa do të sjellin ndihma për vendin tonë. Pavarësisht se janë jashtë ata tani mendojnë për të gjithë. Jam shumë i lumtur për ta. Në Kosovë nuk ka aq shumë raste dhe shpresojmë që të kthehemi shpejt në normalitet. Të gjitha që do na kërkohen ne do i ndihmojmë. Nëse preket një nga futbollistët tonë, do të jemi  ne që do i heqim të gjitha.

Shifra e humbjes? Ende nuk e dimë, pasi nuk e dimë sa do zgjasë. Mendoj se kampionatin do ta përfundojmë, pavarësisht se do të ketë ngarkesë. Nëse fillojmë në javën e dytë të majit dhe mendoj se e mbyllim gjithçka në kohë. Ne do të ndihmojmë të gjitha klubet, pavarësisht kampionatit, duke përfshirë këtu edhe arbitrat.

Sigurisht do të jetë një shumë e mbijetesës, por do të mundohemi të bëjmë aq sa kemi mundësi dhe ti ndajmë në mënyrën më të mirë të mundshme. Ka shumë njerëz që varen nga futbolli dhe ne do të ecim me një rrjedhë që të ndihmojmë të gjithë. Klubet më të mëdha në botë kanë ulur pagat e lojtarëve, ne do i mundësojmë lojtarëve që të ulin pagat me 50% dhe do të kenë mundësinë të sqarohen me klubet.

Vendimi për dënimin me burg? Nuk pritet mirë ky vendim. Është diçka që e kam pasur në 2012, unë kam bërë ankim në gjykatën supreme e cila ka faktet për ta kthyer këtë vendim.”, u shpreh Ademi.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency