Përfaqësuesja

Kosova U-21 humb miqësoren e parë kundër Katarit U-23

Kosovës U-21 ka pësuar humbje në ndeshjen e parë miqësore kundër Katarit U-23 në Doha. Ndeshja e zhvilluar në njërën prej fushave të kampit të Federatës së Katarit “Aspire Academy”, u mbyll me rezultat 2-0 në favor të vendasve, të cilët në këtë ndeshje u paraqitën me futbollistë të ekipit olimpik. Nga një gol në secilën pjesë për Katarin i shënoi Hashim Ali A Ali (26’ dhe 52’).

Ndeshjen tjetër miqësore dy ekipet do ta zhvillojnë më 29 mars. Pas ndeshjes përzgjedhësi i ri i Kombëtares U-21, Michael Nees u shpreh:

“Katari luajti me presion të lartë dhe na vuri në vështirësi sidomos në 20 minutat e para, më pas loja ishte më e baraspeshuar. Në përgjithësi, loja ishte me ritëm të shpejt, por u vërejt që Katari ka qenë në përparësi, pasi  është stërvitur si grup në dy javët e fundit. Mendoj se ekipi ynë duhet të përmirësohet në finalizimin e aksioneve, por mund të them se jam i kënaqur me atë çfarë treguan djemtë në ndeshjen e parë. Në ditët e ardhshme do të punojmë për t’i shmangur gabimet e shfaqura në këtë ndeshje, por edhe të jemi më rezistues ndaj presionit të kundërshtarit”.

Këto dy miqësore me Katarin do t’i shërbejnë përzgjedhësit Nees për ta përgatitur sa më mirë ndeshjen e parë kualifikuese për “Euro 2021” kundër Andorrës, më 8 qershor.

Kosova u paraqit me këtë përbërje: David Nreca Bisinger, Albion Pllana, Florian Hoxha, Leard Sadriu, Altin Kryeziu, Altin Zeqiri (Valmir Veliu), Rilind Nivokazi (Baton Zabërgja), Dion Berisha (Rilind Hetemi), Edvin Kurtulus, Arian Kastrati (Veton Tusha), Qendrim Zyba.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency