Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Kosova u-21 mposhtet nga Anglia U-21, fajin e ka talenti i City-t

Kosova e 21-vjeçarëve pësoi humbjen e parë në grupin 3 kualifikues të Euro 2021 pasi u mposht nga Anglia me rezultatin 2-0 për faj edhe talentit të Manchester City-t, Phil Foden, autori 2 golave për tre luanët. Skuadra e Prekazit zhvilloi një ndeshje shumë të mirë madje në pjesën e parë kishte mundësinë ideale për të barazuar shifrat por Muja goditi traversën nga fare pranë me portën e boshatisur. Me këtë sukses Anglia U-21 barazoi Kosovën në kuotën e 6 pikëve, por ka zhvilluar një ndeshje më pak se dardanët. Një lajm të keq nga kjo sfidë mori Flamurtari pasi mbrojtësi Lirim Mema u largua i dëmtuar në pjesën e parë, ndërkohë që vetëm 45 minuta u aktivizua sulmuesi i Kukësit Lirim Daku. Sfida mes 21-vjeçarëve të Anglisë dhe Kosovës ishte dhe si antipastë për përballjen që do të zhvillojnë përfaqësueset A këtë të martë.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...