Euro 2020

Kosovë-Bullgari, “Dardanët” takim me historinë në “vullkanin Fadil Vokrri”

Kosova para provës së vërtetë. Pas barazimit premtues 2-2 me Danimarkën “Dardanët” zbresin sërish në tapetin e “Fadil Vokrrit”, këtë radhë përballë Bullgarisë, në sfidën e parë kualifikuese të Euro 2020. Koha për eksperimente ka përfunduar, asgjë në vlen më shumë se pikët në një grup ku skuadra e Bernard Challandes konsiderohet e fundit në letër për nga rëndësia.

E pikërisht për t’i treguar botës se Kosova nuk është në këtë fushatë eliminatoresh për të respektuar pjesëmarrjen, por për të lënë shenjë e pse jo për të surprizuar, kërkohet fitorja ndaj një ekipi që më shumë se forca i ka mbetur emri.

“Dardanët” po e presin me padurim dhe plot entuziazëm përballjen me Bullgarinë, ekip që vetëm pak ditë më parë barazoi 1-1 në Sofje me Malin e Zi. Një rezultat që favorizon Kosovë, që në rast suksesi në “Fadil Vokrri” pritet të katapultohet menjëherë në vendin e dytë, pasi fqinjët e Malit të Zi kanë një provë shumë të vështirë me Anglinë në Podgoricë, ndërsa Çekia është pushim

Është hera e parë që Kosova dhe Bullgaria përplasen në futboll, e me gjithë përvojën dhe emrin më të madh të Bullgarisë, Kosova konsiderohet favorite.

“Dardanët” janë të pamposhtur në 11 ndeshjet e fundit, më saktë që nga nëntori i vitit 2017, kurse në shtëpi nuk kanë humbur që nga tetori i 2017.

Stadiumi “Fadil Vokrri” do të jetë si një vullkan që pritet të shpërthejë nga momenti në moment, por përtej dëshirës dhe entuziazmit të tifozëve të besuarit e Challandes duhet të jenë tepër të kujdesshëm të mos rrëmbehen, pasi bullgarët mund të mos kenë cilësi të madhe individuale, por kanë shumë më tepër eksperiencë në arenën ndërkombëtare.

Por si do të rreshtohet Kosova në këtë takim? Challandes do t’ia besojë portën të talentuarit të Manchester City-t, Arijanet Muric. Në mbrojtje Vojvoda, Rrahmani, Aliti dhe Kololli; në mesfushë Shala, Celina, Kryeziu, Zeneli e Rashica, ndërsa në  Vedat Muriqi.

 

 

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency