Kosovë

Kosovë/ Kampionët e nisin sezonin me fitore, vendos goli i kapitenit

Ballkani luajti sot ndeshjen e parë të sezonit të ri në BKT Superligën e Kosovës. Kampionët në fuqi mposhtën minimalisht 1-0 Drenicën.

Golin e fitores për ekipin e Ilir Dajës e realizoi malazezi Edvin Kuc një minutë përpara fundit të fraksionit të parë të sfidës.

Përballja nuk pati më gola dhe Ballkani siguroi fitoren e parë në kampionatin dardan. Ekipi nga Suhareka luan të enjtën (25 gusht) sfidën e kthimit “play off” në Conference League.

Kalimi në grupe është shumë afër pas suksesit 1-2 në Shkup përballë kampionëve të Maqedonisë së Veriut. Sfida e kthimit do të transmetohet në SuperSport.

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency