Lajme

Kosovë/ Liria e Shkëmbit fiton në transfertë, Llapi marshon drejt kreut

Janë luajtur sot dy takimet e para të javës së 10-të të Superligës kosovare. Liria e drejtuar nga Blendi Shkëmbi, ka fituar 0-1, në transfertën ndaj Ferronikelit, ndërsa vendimtar ka qenë goli i shënuar nga Artur Magani. Me këtë fitore, Liria është ngjitur në vendin e 6-të, me 15 pikë, ndërsa Ferronikeli ka mbetur në kuotën e 12 pikëve, në vendin e 9-të.

Llapi i Podujevës rikthehet te fitorja, pas humbjes javën e kaluar, 3-1 në Gjakovë. Kryesuesit kanë mposhtur me rezultatin minimal 1-0, Flamurtarin dhe kanë shkuar në kuotën e 20 pikëve, 4 më shumë se Trepça e vendit të dytë. 4 takimet e tjera, të javës së 10-të të Vala Superliga, do të luhen ditën e nesërme.

To Top