Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kosovë

Kosovë/ Llapi fiton dhe i afrohet kreut, “poker” i Malishevës

Fitojnë Llapi dhe Malisheva në dy takimet përmbyllëse të javës së 20-të në kampionatin e Kosovës. Skuadra nga Podujeva triumfoi 2-1 kundër Dukagjinit, me miqtë që luajtën me një lojtar më pak që prej minutës së shtatë. Kur Iseni u ndëshkua me të kuq.

Hyseni kaloi vendasit në avantazh me penallti, ndërkohë që i njëjti futbollist i dhuroi avantazhin e dyfishtë Llapit në pjesën e dytë. Braziliani Vitor Hugo ekzekutoi saktë një penallti në minutat shtesë, duke shënuar golin e nderit për ekipin nga Klina.

Lexo edhe:

Skuadra e Batatinës është ngjitur në kuotën e 40 pikëve me fitoren e sotme, duke qenë 4 pikë larg Ballkanit kryesues. Feston edhe Malisheva me “poker” falë suksesit 4-1 kundër Fushë Kosovës.

Haziraj, Aliu, Hazrollaj dhe Xhylani ishin autorët e golave për vendasit. Hajdari shënoi të vetmin për skuadrën udhëtuese. Malisheva në vendin e katërt me 32 pikë, ndërkohë që Fushë Kosova mban vendin e parafundit me 11 pikë.

Lajme të tjera

Lajme

Shqipëria është gati për të nisur aventurën e saj në Euro 2024. Kuqezinjtë zhvilluar seancën e fundit stërvitore para sfidës së parë me Italinë,...

Euro 2024

“Besoj që performanca nuk ishte aq e mirë siç e kishim përgatitur. Ka gjëra që duhen përmirësuar, i kemi lejuar shumë hapësira Italisë e...

Euro 2024

Sulmuesi kryesor i Italisë në këtë Europian, Gianluca Scamacca foli në konferencë për shtyp para ndeshjes me Shqipërinë. Lojtari që aktivizohet me Atalantën në...

Kombëtare

Erjon Bogdani vijon të jetë golashënuesi më i mirë në historinë e kombëtare shqiptare me 18 rrjeta. Ish-sulmuesi i njohur, i cili në Itali...