Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Kosta Rika, skuadra e 13-të e kualifikuar në “Rusi 2018”

Shkon në 13 numri i përfaqësueseve që kanë siguruar pjesëmarrjen në finalet e Botërorit “Rusi 2018”. Skuadra e fundit që preu biletën për në eventin më të rëndësishëm në futboll tw verës sw ardhshme ishte Kosta Rika, që barazoi 1-1 me Hondurasin me gol të Kendall Ëaston në minutën e 95-të, teksa më parë për miqtë kishte realizuar Hernandez. Një gol vendimtar për një pikë vendimtare për Kosta Rikën, që do të marrë pjesë për të dytën herë radhazi në botëror, pas “Brazil 2014”. Më herët në grupin e Concacaf-it, ishte kualifikuar në finalet e “Rusi 2018” Meksika. Ndërkohë Shteteve të Bashkuara të Amerikës u duhet fitorja me Hondurasin në takimin e fundit për të shkuar në Rusi, ndërsa skuadra që do të renditet e katërta do të luajë në play off.

Nga Amerika e Jugut ka siguruar pjesëmarrjen në botëror Brazili, nga Azia Irani, Japonia, Koreja e Jugut dhe Arabia Saudite, ndërsa nga Europa Belgjika, Gjermania, Anglia dhe Spanja. Nga Afrika e Jugut një vend i sigurtë në “Rusi 2018” është për Nigerinë.

Lajme të tjera

Premier League

Nga Aston Villa te Aston Villa. Armando Broja rikthehet në fushë pas plot 287 ditësh, teksa trajneri Pochettino i besoi pak më shumë se...

Futboll

Futbolli shqiptar sot është në zi. Është ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare legjenda e futbollit tiranas, Osman Mema, një nga përfaqësuesit më të...

Futboll

Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur një tjetër sukses historik, duke sjellë për herë të parë në Shqipëri finalet e një turneu madhor ndërkombëtar...

Gjermani

Julian Nagelsmann ka folur për herë të parë si trajner i kombëtares së Gjermanisë. Në një prononcim për mediet, ish-tekniku i Bayern Munich u...