Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Kostadin Zahov, me Shkëndijën e Tetovës deri në vitin 2021

Portieri nga Strumica, Kostadin Zahov, në një takim me presidentin e klubit, Visar Bexheti, ka formalizuar marrëveshjen e re që do ta mbajë atë kuqezi të paktën deri në vitin 2021.

Skuadra ka nisur përgatitjet dimërore dhe futbollistët tashmë kryejnë detyrimet e tyre profesionale, ndwrsa portieri Zahov sot ka qëndruar në zyrat e klubit. Në shoqërinë e presidentit Visar Bexheti, gardiani Zahov firmosi kontratën e re (2+1 vite).

Kështu kuqezinjtë blindojnë portën për periudhën që pason, duke mbajtur në skuadër një prej portierëve më të mirë në vend. “Kjo është ditë e madhe për mua, pasi me kontratën e re zgjatet qëndrimi im te Shkëndija. Jam shumë i lumtur dhe i entuziazmuar për të kërkuar suksese të reja me këtë fanellë.”

Dino Zahov erdhi në Shkëndijë në janar të vitit 2016 dhe tashmë po zhvillon sezonin e katërt me kuqezinjtë. Shpejt bëhet pjesë e rëndësishme e ekipit të parë dhe deri tani vetëm në kampionat regjistron 77 paraqitje, pa llogaritur ndeshjet e kupave europiane dhe Kupës së Maqedonisë, ku ka patur performanca të shkëlqyeshme. Sezonin e kaluar ishte ndër pikat kyçe në fitimin e titullit kampion dhe Kupës, duke çuar në tre numrin e trofeve me Shkëndijën, pas Kupës së fituar në vitin 2016.

 

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...