Connect with us

Hi, what are you looking for?

Itali

Koulibaly deklaratë dashurie: Dua të luftoj për titullin!

Pavarësisht zërave të merkatos të cilat e lidhin me një kalim te Juventus, apo edhe disa ofertave nga jashtë Italisë, sërish Kalidou Koulibaly i premton besnikëri Napolit. Një nga mbrojtësit më të spikatur të Serisë A në vitet e fundit, theksoi se është shumë i lidhur me të kaltrit ndërsa e pranoi se skuadra në këtë sezon do të pësoj ndryshime megjithatë beson se ekipi mund të luftojë për titullin.

“Në Napoli njerëzit të dhurojnë shumë dashuri, tifozët më vlerësojnë dhe diçka e tillë është fantastike, sidomos kur thërrasin emrin tënd në korr. Unë jam rritur në Napoli, fëmijët e mi kanë lindur aty dhe prandaj kam një lidhje speciale me napoletanët. Ata janë edhe tifozët numër një të Senegalit, kam marrë mesazhe të shumta kur fituam Kupën e Afrikës. Edhe miqtë apo vëllezërit e mi i presin shumë mirë në qytet.

E ardhmja? Nuk mund të them se jam plotësisht i lumtur, sepse në fund nuk ja dolëm të fitonim titullin. Tifozët u zhgënjyen, donim të fitonim për ata. E meritonin dhe është një mëkat i madh. Napoli është si një shtet i vogël dhe tifozët e duan shumë klubin dhe ngjyrat e tyre.

Mund të bënim edhe më mirë, por jemi të lumtur që rikthehemi në Champions. Në sezonin e ri pritet të ketë ndryshime, disa lojtarë do të largohen ndërsa të tjerëve iu përfundon kontrata, megjithatë e di se Napoli do të bëj gjithçka për të luftuar për titullin”, u shpreh Koulibaly.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...