Koulibaly drejt rikthimit në Serinë A. Mbrojtësi senegalez, i cili la Napolin verën e kaluar për t’u bashkuar me Chelsea-n, nuk e ka gjetur veten në Premier League.
Ndonëse ka luajtur titullar në një pjesë të madhe të ndeshjeve, Koulibaly nuk ka arritur të tregojë soliditetin e shfaqur gjatë periudhës te Napoli dhe po shtyn për t’u rikthyer në Serinë A.
Lexo edhe:
- Mungon ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faroe, Sylvinho humbet “luftëtarin” e mesfushës
- Jo vetëm Messi, një tjetër futbollist njofton lamtumirën nga PSG-ja
- Inter-Benfica, duel në merkato për veteranin që e mbylli me Barçën
- Kërkon përforcime për sezonin e ardhshëm, Reali synon sulmuesin e Chelsea-t
Mediat angleze bëjnë me dije se Interi dhe Juventusi kanë treguar gatishmërinë për ta marrë në huazim me të drejtë blerjeje 32-vjeçarin.
Veçanërisht zikaltrit janë ata që kanë marrëdhënie të shkëlqyera me klubin londinez dhe për më tepër, kanë nevojë të investojnë në prapavijë, pasi në verë pritet të largohen Skriniar e De Vrij.
