Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Koulibaly, fjalë zemre për Napolin: Dashuri e pastër, koha për një aventurë të re

Kalidou Koulibaly ka kaluar vizitat mjekësore te Chelsea, që pritet ta zyrtarizojë në orët në vijim firmën me mbrojtësin senegalez. 31-vjeçari ka postuar në Instagram një letër lamtumire për klubin napolitan, ku ka kaluar 8 vite karrierë.

“1 qershor 2014, një datë e paharrueshme: ardhja ime në Napoli, fillimi i një historie dashurie të pastër.

Isha një djalë i turpshëm, por me një dëshirë të madhe për t’i treguar botës se mund t’ia dilja!

Fitore, disfata, gëzime, zhgënjime. Shumë emocione jetuam së bashku: e pamundur për t’i përmbledhur ato. Por unë mbaj gjithçka në mendjen time, në zemrën time.

Dy fëmijët e mi kanë lindur në Napoli. Kam takuar njerëz që do të jenë përgjithmonë pjesë e jetës sime dhe që më kanë bërë mua dhe familjen time të ndihemi si në shtëpinë time, nga momenti i parë deri në momentin e fundit.

Falë teje, Napoli, u bëra njeriu që jam sot.

Falënderoj klubin, presidentin, trajnerët, të gjithë bashkëlojtarët dhe të gjithë njerëzit me të cilët kam pasur kënaqësinë të punoj ndër vite.

Faleminderit, Napoli dhe napolitanët, për gjithë dashurinë që i kemi dhënë njëri-tjetrit.

Jam krenar që ju kam nderuar dhe do të vazhdoj, pafundësisht, t’ju mbaj në zemrën time dhe të ushqej një nga ndjenjat më të rëndësishme për mua: respektin.

Ti ke qenë gjithçka për mua.

Tani ndjej se duhet të largohem, është koha për një aventurë të re.

Forca Napoli përgjithmonë!”

Napoli e bleu mbrojtësin senegalez nga Genk në vitin 2014. gjatë tetë sezoneve të fundit, Koulibaly është shenjtëruar nën hijen e Vezuvit si një nga mbrojtësit më të fortë në të gjithë skenën e futbollit botëror.

 

 

 

Lajme të tjera

Itali

Romelu Lukaku nuk është një nga lojtarët e konfirmuar për organikën e sezonit të ardhshëm tek Inter. Sulmuesi belg do të rikthehet në Londër...

Gossip

Vajza e Pep Guardiolës, Maria Guardiola duket ‘e fiksuar’ me futbollistët, teksa pas një romance me fantazistin anglez Delle Ali, u përfol për një...

Champions League

Skandal me gjyqtarin Szymon Marciniak, i caktuar për të drejtuar finalen e Champions League mes Manchester City-t dhe Interit, që do të luhet më...

Merkato

Raphaël Guerreiro e mbylli mes lotësh aventurën 7-vjeçare me Borussia Dortmund. Anësori i majtë portugez, shpresonte të largohej me titull dhe festë, por dëshira...