Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Koulibaly refuzon rinovimin me Napolin, pritet transferimi në Angli

Khalidou Koulibaly refuzon sërish ofertën e Napolit për rinovim, ndonëse klubi itlian kishte shkuar deri në shifrën e 6 milionë eurove neto. Sipas mediave italiane, pas këtij refuzimi duket se fshihet pikërisht Chelsea, që ka bindur senegalezin të transferohet në Londër dhe në ditët e ardhshme do të prezantohet me një ofertë konkrete për Napolin.

Presidenti Aurelio De Laurentiis dëshiron të mos e shesë mbrojtësin në Serinë A dhe për t’u mbrojtur nga ndonjë sulm i shpejtë i Juventusit, është gati të pranojë ofertën e Chelsea-t, pasi në të kundërt rrezikon ta humbë me parametra zero verën e ardhshme.

Koulibaly pritet të bashkohet me skuadrën sot në Dimaro, ku do të shkojë bashkë me menaxherin e tij, Fali Ramadanin, i cili pritet të takojë edhe presidentin De Laurentiis, për ta vënë në dijeni mbi interesimin e Chelsea-t.

Vlen të theksohet se londinezët janë gati të shkojnë deri në 30 milionë euro, shifër kjo e pranueshme për një futbollist kontrata e të cilit skadon vetëm një vit më vonë, ndërsa vetë senegalezi pritet të firmosë për 4 sezone, me pagë prej 8 milionë eurosh në vit.

Lajme të tjera

Itali

Romelu Lukaku nuk është një nga lojtarët e konfirmuar për organikën e sezonit të ardhshëm tek Inter. Sulmuesi belg do të rikthehet në Londër...

Gossip

Vajza e Pep Guardiolës, Maria Guardiola duket ‘e fiksuar’ me futbollistët, teksa pas një romance me fantazistin anglez Delle Ali, u përfol për një...

Champions League

Skandal me gjyqtarin Szymon Marciniak, i caktuar për të drejtuar finalen e Champions League mes Manchester City-t dhe Interit, që do të luhet më...

Merkato

Raphaël Guerreiro e mbylli mes lotësh aventurën 7-vjeçare me Borussia Dortmund. Anësori i majtë portugez, shpresonte të largohej me titull dhe festë, por dëshira...