Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Kovac në hall, te Bayerni e kontestojnë për metodologjinë e stërvitjes

Stres edhe gjatë pauzës së kampionatit. Nuk ka paqe për Niko Kovac. Bayerni i tij nuk fiton në Bundesligë dhe në Champions që nga 22 shtatori i kaluar dhe në Mynih po e përjetojnë si rrallëherë krizën. Ndaj, edhe në këto ditë, Kovac është nën presion. Gjatë javës shkoi për të parë ndeshjen e Bayernit të basketbollit, që luajti kundër Anadolu Efes në Europa League, me tifozët që e vërshëllyen.

Diçka e re kjo, duke qenë se në ndeshjen e fundit të humbur ndaj Bayerni, tifozët në stadium vërshëllyen, por pa ia drejtuar kontestimet trajnerit, në veçanti. Sipas mediave gjermane, një nga akuzat, që vetë lojtarët i drejtojnë trajnerit Kovac, i përket metodologjisë së stërvitjes. Seancat janë aq të lehta sa shumë futbollistë kanë vendosur të stërviten për llogari të tyre. E përditshmja “Bild” zbulon së fundmi dhe një tjetër veçanti.

Kovac pretendon që lojtarët të bëjnë pas çdo stërvitjeje një xhiro prej rreth 20 minutash me biçikletë nëpër Mynih. Pas ndeshjeve, xhiroja me biçikletë zgjat 30 minuta. Për teknikun kroat kjo është një mënyrë e mirë për të eliminuar toksinat. Të premten, për shembull, lojtarët nuk u stërvitën në fushë, por bënë xhiron e tyre me biçikletë. Kjo metodë lojtarëve nuk u pëlqen aspak, deri në atë pikë sa, shpeshherë, kur ishte te Frankfurti, lojtarët, duke provokuar, pyesnin nëse po përgatiteshin për Tour De France. Presioni mbi kroatin Kovac vjen në rritje, edhe gjatë ditëve të pauzës.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...