Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Kovaç: Nuk e mendoj humbjen ndaj Dortmundit, kthehemi në rrugën e suksesit

Fundjava rezervon një nga sfidat më të bukura të Bundesligës gjermane, klasiken mes Dortmundit dhe Bayernit të Mynhihut, por këtë herë duket se shifrat flasin pro kryesuesve të Dortmundit, me Bayernin kampion në fuqi, që si rrallëherë nuk vjen si favorit.

Në të vërtetë Dortmundi nuk ka shënuar asnjë humbje në kampionat, ka katër pikë më shumë se sa bavarezët dhe numëron 30 gola në këtë kompeticion, totali më i lartë deri më tani, ndërsa nga ana tjetër Bayerni ka hasur vështirësi të mëdha në 10 ndeshjet e para të këtij edicioni.

Për më tepër nota thumbuese kësaj panorame i ka shtuar edhe deklarata e presidentit të Baynerit, Uli Hënnes, që nuk ka nguruar ta quajë skuadrën e tij si “underdogs”, një term për të përshkruar statusin jofavorit. Stoli i teknikut Niko Kovac projektohet i lëkundur me këtë ecuri, me kroatin që ka qenë koherent në deklaratën e tij në prag të sfidës emocionuese.

“Është e qartë se Dortmundi është favorit. Ata kryesojnë tabelën e klasifikimit me një diferencë prej katër pikësh dhe tashmë jemi ne ndjekësit e tyre. 7 pikë do të ishte një hendek shumë i madh në pikë. Në rast fitoreje do të ishte një indicie pozitive për ne. Mendoj se Dormundi aktualisht është një skuadër me shumë pak të meta dhe ne duhet t’i kërkojmë ato me një lupë zmadhimi”, tha Kovaç.

Për më tepër, tekniku kroat mund të mos ketë në dispozicion holandezin Arjen Robben, me mesfushorin 34-vjeçar që ende ndjen shqetësime nga dëmtimi në gju, ndërkohë që pjesa tjetër e organikës është në gjendje optimale. 47-vjeçari Kovaç, i cili mori drejtimin e stolit bavarez në fillim të këtij sezoni është përballur me kritika të shumta gjatë muajve të fundit, por gjithsesi vijon të mbajë një qëndrim pozitiv.

“Ndoshta përformancat tona të deritanishme nuk kanë rezultuar të suksesshme, sikundër ato të Dortmundit, por është e sigurt se ne do të bëjmë më të mirën tonë në fushë. Kemi shumë për të humbur në rast disfate, ndaj ky është një motivim i mirë për të kapërcyer këtë ngërç. Presioni i madh që kemi mbi supe mund të ndikojë edhe negativisht, por personalisht jam natyre që mundohem t’i shoh gjërat pozitivisht dhe këtë frymë kam implementuar edhe në organikë, ndaj aktualisht mund të them se nuk jemi mundur nga kritikat, përkundrazi jemi të emocionuar dhe plot adrenalinë për të përmbushur objektivat tona, dhe në këtë rast triumfin ndaj Dortmundit. Ky është momenti për të bërë kthesën drejt suksesit, rikthimin tek Bayerni 6 herë radahzi kampion i Bundesligës”, mbylli deklaratën e tij trajneri kroat i bavarezëve.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...