Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Kovacicit i shndrit fytyra: Te Chelsea më pret një sezon i madh

Mateo Kovacic u shfaq shumë u lumtur me fanellën e re të Chelsea-t gjatë prezantimit të tij në “Stamford Bridge”. Mesfushori kroat, i cili u huazua te blutë e Londrës për një vit, si pjesë e marrëveshjes që çoi në “Santiago Bernabeu” portierin Tibaut Courtois për 35 milionë paund, deklaroi për sajtin e klubit:

“Jam shumë i lumtur për transferimin te Chelsea. Është një ndjenjë e papërshkrueshme. Do të përpiqem të jap maksimumin në këtë klub. Është një kampionat i ri për mua dhe sigurisht fillimi do të jetë paksa i vështirë, por jam i sigurt që trajneri Sarri dhe shokët e skuadrës do të më ndihmojnë. Besoj se do të zhvillojmë një sezon të madh.”

Mateo Kovacic luajti për tre sezone me Realin e Madridit, por dështoi të merrte një rol kyç në mesfushën e “Los Blancos” në drejtimit Zinedine Zidane. Që nga viti 2015 është aktivizuar në 109 ndeshje me Realin, duke fituar tre Champions League, suksese që gjithsesi nuk e bindën për të qëndruar në kryeqytetin spanjoll. Te Chelsea duhet të luftojë fort për një vend titullari përkrah emrave të tillë si: Jorginho, Kante, Cesc Fabregas, Ross Barkley, Danny Drinkwater, Ruben Loftus-Cheek dhe Tiemoue Bakayoko (ky i fundit është në bisedime për t’iu bashkuar Milanit).

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...