Pas kualifikimit në finalen e Champions League, Manchester City këtë të dielë mund të festojë edhe titullin e tretë radhazi në Premier League. The Citizens presin në Etihad Stadium Chelsean dhe në rast se marrin tre pikët e plota do të ishin zyrtarisht kampionë dy ndeshje para fundit të kampionatit. Mirëpo, ka edhe një tjetër skenar që e shpall Cityn kampion para të dielës.
Në rast se Arsenal dështon të fitojë në transfertë ndaj Nottingham Forest, atëherë të besuarit e trajnerit Pep Guardiola do të ishin kampionë edhe pa zbritur fare në fushë. Por, ky skenar nuk është i preferuari i teknikut spanjoll që shprehet se titullin kërkon ta fitojë në përballjen me Chelsean ndërsa shtoi se ndeshja që vendos kampionatin është pak a shumë si pika e fundit në Ëimbledon, për të cilën tenistët shprehen se është më e vështira e të gjithë kompeticionit.
“Sigurisht jemi shumë të lumtur që do të luajmë në finalen e Champions League, por tani duhet të fokusohemi te kampionati. Kemi ende një ndeshje për ta fituar atë dhe mund të them se është më e vështira. Është njësoj si pika e fundit në Wimbledon për të cilën tenistët thonë se është më e vështira e të gjithë turneut. Premier League është shumë e rëndësishme për ne, është një kompeticion që zgjat për 10-11 muaj.
Lexo edhe:
- Gjithçka arrihet falë shpirtit të garës, harmonisë dhe dedikimit/ Newcastle, realiteti i ri i futbollit anglez
- Shfaqje e banderolave homofobike, Disiplina dënon Tiranën dhe Osmanin. E pëson edhe Partizani
- “Mos e shihni në fushë, De Bruyne po kalon një moment të keq”, Henry habit me deklaratën për belgun
- E konfirmojnë në Gjermani, Xhaka firmos me Bayer Leverkusen në verë
Jemi me fat që kemi mundësinë ta përfundojmë me sukses në shtëpi, para tifozerisë sonë. Mua do të më pëlqente ndjesia që do të na duhej ta fitonim ndeshjen për të marrë titullin, do të kishte shumë atmosferë në stadium. Megjithatë, nuk ka rëndësi çfarë ndodh në ndeshjen e Nottinghamit me Arsenal, ne gjithsesi duhet të bëjmë detyrën tonë.
Ky nuk është momenti për t’u shpërqëndruar dhe nuk mund t’ia falim vetes nëse gabojmë në këtë pikë të sezonit. Duhet të jemi të fokusuar deri në ndeshjen e fundit të sezonit për ta mbyllur atë në mënyrën më të mirë të mundshme”, u shpreh Guardiola.
