Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Krahasimi, Kukësi i Milinkovicit, 3 pikë më shumë se ai kampion

Barazimi me Vllazninë nuk është pritur mirë te Kukësi, që sheh Skënderbeun të shkëputet në krye të klasifikimit. Megjithatë, nëse kthejmë kokën pas në sezonin e kaluar dhe krahasojmë ecurinë e skuadrës në 8 javët e para, vihet re një përmirësim te kampionët. Kukësi i këtij sezoni, një javë përpara mbylljes së fazës së parw, ka grumbulluar 17 pikë, 3 më shumë sesa në të njëjtën periudhë të edicionit të kaluar. Madje, vjet verilindorët, pas 8 javësh kampionat, renditeshin në vendin e 3-të me 14 pikë, pas Skënderbeut dhe Partizanit, që kishin grumbulluar respektivisht 19 dhe 17 pikë. I vetmi aspekt negativ është fakti që kampionët kanë pësuar humbjen e parë sezonale, ndërkohë që vjet u ndëshkuan vetëm në javën e fundit, ndaj Luftëtarit në Gjirokastër, pasi kishin siguruar titullin kampion. Madje, nëse do të hyjmë më në brendësi të analizës së ecurisë së Kukësit, do të vërejmë që skuadra aktuale në cilësi është më poshtë se ekipi i sezonit të kaluar. Vjet, në javën e 8-të të kampionatit, Kukësi ndalej në barazim pa gola me Skënderbeun në shtëpi. Diferencat janë të ndjeshme, pavarësisht se, për momentin, te kampionët ka mungesa të shumta, aq sa trajneri Milinkovic ka kryer vetëm 2 zëvendësime ndaj Vllaznisë. Ndoshta rikthimi i të dëmtuarve mund të ndryshojë edhe ecurinë e Kukësit, duke nisur që këtë javë në transfertën vlonjate ndaj Flamurtarit.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...