Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Krahasohej me Rijkaard dhe Van Basten, në moshën 21-vjeçare po mendon tërheqjen nga futbolli

Mohammed Amine Ihattaren, i lindur në Utrecht (02-12-2002) është konsideruar prej vitesh si “perla” e madhe e futbollit holandez.

Debutoi me PSV-në në moshën 16 vjeç, 11 muaj e 14 ditë dhe të mëdhatë e Evropës, përfshirë Barcelonën, nuk ia hoqën sytë.

“Talenti natyror i Ihattaren është diçka që vetëm më të mirët, si Rijkaard apo Van Basten, e kishin në moshën 17-vjeçare”, do të deklaronte skauti i PSV-së, Joost van Erp, pas debutimit të tij.

Holanda dhe Maroku u përplasen për ta bindur që të pranonte ftesën e tyre.

Mirëpo, krejt papritur, i gjithë ai talent u shkatërrua. Aq sa Juventusi po punon me avokatët për t’i shkëputur kontratën. Në moshën 11-vjeçare, ai që konsiderohej talent i madh po mendon t’i japë lamtumirë futbollit.

Përpjekjet për të rifilluar karrierën e tij, dështuan. Ihattaren vetëm se e nxiu më shumë imazhin e tij.

Bëri më shumë lajm për bëmat e tij jashtë fushave të blerta. Vdekja e të atit, siç ndodhi me interistin Adriano, e futi në një vorbull nga e cila nuk ka arritur të dalë.

Lexo edhe:

Dy arrestime në vetëm katër muaj

Ihattaren nuk është paraqitur në stërvitjet e Juventusit për një kohë të gjatë, por kjo nuk është aspak më e keqja. “De Telegraaf” zbuloi në shkurt se policia e arrestoi dhe kontrolloi shtëpinë e tij në qytetin e Utrechtit: “Ai dyshohet se ka sulmuar ish-të dashurën e tij”.

Pas ka detaje më të çuditshme. Në nëntor ishte arrestuar për kërcënime. Ato nuk ishin thjesht kërcënime. Ai u akuzua për “lidhje të ngushta me autorë të krimit të organizuar”.

Për më tepër, makina e tij mori flakë, gjë që bëri që Ajaxi ta përfundojë më herët huazimin e tij. Një tjetër talent i madh që duket se ka humbur…

Lajme të tjera

Legjionarët

Mirlind Daku është kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të Rubin Kazan. Sulmuesi kuqezi u transferua gjatë verës tek skuadra ruse ku...

Spanjë

Xavi Hernandez do të largohet nga Barcelona në përfundim të këtij sezoni dhe tashmë presidenti Laporta është duke menduar për zëvendësuesin e trajnerit. Sipas...

Lajme

Joachim Löw, kampion botë në krye të Gjermanisë në Brazil 2014, është pa punë që nga viti 2021, kur u largua nga përfaqësuesja gjermane....

Angli

Trajneri i Brighton, Roberto De Zerbi flet për të ardhmen e tij, e cila është një nga temat më të nxehta të ditëve të...