Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Krasniqi nga Antalia, snobon Partizanit dhe paralajmëron Laçin

Atmosfera te Kukësi pas fitores së fundit me Shakhter Karagandy-n është më pozitive se kurrë. Afrimet e fundit dhe janë përshtatur shumë shpejt në skemat e trajnerit Cungu. Mbrojtësi Gëzim Krasniqi deklaron nga Antalia se skuadra gjithçka po shkon mirë në këtë fazën përgatitore.

Të them të drejtën jemi përgatitur mirë. Në këto kushte të përshtatshme klimaterike dhe me terrene shumë të mira përfiton shumë. Besoj se po i marrim maksimumin kësaj faze. Faza përgatitore bashkon grupin, rrit harmoninë dhe atmosfera bëhet më pozitive.

Renditja aktuale e Superiores tregon se ekipi për t’u mundur dhe rivali më i fortë për titullin është Partizani, por Krasniqi, një ish futbollist i kuq, shprehet se verilindorët nuk duhet të merren me kundërshtarët.

Konkurrenca me Partizanin? Ne jemi këtu për të fituar titullin dhe nuk duhet të merremi me atë që bëjnë kundërshtarët. Duhet të bëjmë punën tonë dhe t’i marrim maksimumin çdo ndeshjeje, pavarësisht kundërshtarëve që do të kemi përballë, Partizanin, Skënderbeun, Tiranën, Laçin apo Kastriotin. Jemi 4-5 ekipe afër njëri-tjetrit me pikë. Duhet ta çojmë deri në fund këtë punë që kemi nisur.

Në fund një paralajmërim i Krasniqit për kundërshtarët e parë të 2019-ës në kampionat.

Sfida e parë me Laçin? Do ta fitojmë, patjetër.

 

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...