Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Krasniqi: Duam fitoren me Bylisin, diferenca me Vllazninë e rikuperueshme

Në konferencën për shtyp për ndeshjen me Bylisin, në radët e Teutës doli sulmuesi Blerim Krasniqi, i cili e nisi prononcimin e tij duke folur për humbjen me Vllazninë.  “Besoj se ne dhamë maksimumin në Shkodër, pavarësisht se nuk ishte dita jonë më e mirë. Ndoshta duhej vlerësuar më shumë ndeshja. Presioni? Nuk mendoj që presioni është i madh, pasi në ndeshjet e fundit kemi shënuar gola. Besoj se do të vijë momenti që të çlirohemi nga ky ngërç dhe të ecim përpara”.

Rastet e humbura: “Normalisht më vjen keq për to. Një sulmues matet me gola. Çdo sulmues e vuan atë pjesë. Normalisht duhen vlerësuar të gjitha rastet dhe të tregohemi të ftohtë para portës. Sa gola do të shënoj nuk mund ta them. Çdo sulmues do të shënojë sa më shumë”.

Përballja me Bylisin: “Vlen si të tjerat, duam tri pikët. Futemi në fushë vetëm për fitore. Duam të marrim maksimumin nga kjo ndeshje. Diferenca me Vllazninë? Nëntë pikë nuk janë shumë, por nuk janë as pak. Ka ndeshje plot, kemi edhe dy ndeshje direkte me Vllazninë. Besoj se ka kohë akoma për të rikuperuar”.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...