Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Krasniqi: Ndaj Laçit ndikoi terreni, luajmë për titullin kampion

Një hap në drejtimin e gabuar, me Kukësin që nuk ia doli të thyente Laçin dhe diferenca me Partizanin u thellua në 5 pikë. Nuk ishte ky ristarti që të gjithë kishin shpresuar në kampin blu, sepse çdo pikë e lënë rrugës, mund të ndikojë në arritjen apo jo të objektivit përfundimtar. Gëzim Krasniqi, i cili e ka fituar me të drejtë vendin e titullarit, ka një argument që shpjegon bllokimin e ingranazheve të Kukësit.

“Nuk e prisnim këtë rezultat, por duke pasur parasysh terrenin, ishte një fushë që i përshtatej më shumë kundërshtarit, që luante në mbrojtje”, tha Krasniqi.

Flamurtari është kthyer në një makth për nënkampionët gjatë këtij sezoni, situata aktuale e vlonjatëve nuk është ndër më optimistet dhe mungesat janë të shumta, por qendërmbrojtësi nuk kërkon të bie në “kurthin” e përgjumjes.

“Ne nuk duhet të vihemi në gjumë nga problemet e Flamurtarit, por duhet të shkojmë atje të mobilizuar maksimalisht, me synimin e vetëm, të marrim 3 pikët”, tha mbrojtësi.

Titulli i dytë kampion është i vetmi objektiv dhe 5 pikët e distancës me Partizanin nuk e kanë demoralizuar 29-vjeçarin, i cili mendon se pikët për të provuar rikuperimin, janë të gjitha në dispozicion.’

“Janë edhe 17 javë të tjera dhe plot 51 pikë në lojë, ndaj ka akoma shumë kohë për të rikuperuar diferencën nga Partizani”, theksoi Gëzim Krasniqi.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...