Connect with us

Hi, what are you looking for?

Euro 2024

“Krenar për këtë Holandë”, Koeman: Finalja? Spanja planet tjetër, por…

Edhe pse e nisi shumë mirë me një gol të bukur të Xavi Simons, Holanda nuk arriti të siguronte një biletë për në finalen e madhe të Euro 2024.

Tulipanët u mposhtën 1-2 nga Anglia në “Signal Iduna Park”, në një takim ku meritonin barazimin dhe kohën shtesë.

Goli i Watkins në 91’ tronditi skuadrën dhe tifozët holandezë, por trajneri Ronald Koeman nuk ka pengje dhe ndihet krenar për futbollistët e tij.

Pavarësisht se sa i dhimbshëm ishte ky eliminim, ne zhvilluam gjithsesi një Europian të mrekullueshëm. Jam krenar për këtë grup lojtarësh që drejtoj.

Ne bëmë gjithçka mundëm, por fatkeqësisht shkoi kështu siç shkoi. Nuk mund të fajësojmë veten për këtë që ndodhi.

Lexo edhe: 

Unë jam krenar për mënyrën se si punuam, jam krenar për të gjithë. Nuk e humbëm kurrë besimin te vetja dhe cilësitë tona.

Zbritëm në fushë me besim të madh dhe nga ndeshja në ndeshje po luanim gjithnjë e më bukur”.

61-vjeçari jep një parashikim edhe për finalen e së dielës në Berlin mes Spanjës favorite dhe Anglisë së uritur për suksesin e parë historik në kontinentin e vjetër.

Spanjollët janë më ofensivë, ata qarkullojnë topin dhe sulmojnë në krahë. Është e vështirë t’i frenosh, por Anglia mund ta bëjë.

Nga jashtë duket një Spanjë që luan në nivel tepër të lartë, por unë mendoj se edhe anglezët kanë mundësitë e tyre. Ata janë në finale dhe duan të fitojnë”.

Lajme të tjera

Formula 1

Homoseksualiteti i deklaruar nga Ralf Schumacher ka qenë një nga temat e diskutuara në konferencën për shtypin të FIA-s, këtë të enjte, në Çmimin...

Futboll

Trajneri i Fenerbahçes, Jose Mourinho është shumë i fokusuar në merkato, për ta përforcuar skuadrën e tij që të jetë sa më konkurruese jo...

Serie A

Në ditën e prezantimit të Thiago Mottës si trajneri i ri i Juventusit foli edhe Cristiano Giuntoli. Drejtori teknik i bardhezinjve e nisi me...

Gjermani

Bayer Leverkusen ka zyrtarizuar këtë të enjte transferimin e Martin Terrier. 27-vjeçari vjen nga skuadra franceze e Rennes dhe ka firmosur për pesë sezone...