Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

“Krenar për këtë Leverkusen”, Xabi Alonso: Tani “zjarr” ndaj Atalantës

Bayer Leverkusen e mbylli kampionatin gjerman pa humbje. Pasi u sigurua titulli i parë në histori – i super merituar nga “Aspirinat” – skuadra e Xabi Alonsos do e mbyllë sezonin me dy finale.

Në Europa League përballë Atalantës të mërkurën e 22 majit – live në SuperSport 2 (21:00) – dhe në Kupen e Gjermanisë kundër Kaiserslautern. Me 25 maj, duel që vjen në SuperSport/DigitAlb.

Xabi Alonso ndihet krenar dhe i lumtur me grupin e lojtarëve që ka në dispozicion. Dhe gati për të shijuar një tjetër trofe kundër Atalantës së Gasperinit në një finale që pritet të jetë shumë e bukur.

Lexo edhe:

Kam një skuadër të shkëlqyer, e mbushur plot djem e futbollistë fantastikë. Çdo ditë atmosfera ka qenë e duhura. Ndihem fatlum dhe mirënjohës që mund të punoj me djem të tillë.

Tani është koha për të festuar, por deri të hënën. Pasi të mërkurën do të na duhet të vendosim sërish këmbën në gaz. Jemi të gjithë të bashkuar. Djemtë, familjet e tyre dhe tifozët.

E kemi super merituar titullin kampion, ndërkohë që nuk jemi mposhtur ende këtë sezon. Gëzim i madh për ne, një gjë e tillë na bën shumë krenar”, deklaroi trajneri bask.

Lajme të tjera

Futboll

Vinicius Junior ka përfunduar në shënjestrën e ish-futbollistit brazilian, Carlos Alberto Gomes, i njohur si Pintinho. Ky i fundit që ka bërë karrierë në...

Euro 2024

Një përplasje e rëndë ndodhi në ndeshjen Skoci-Hungari, me lojtarin e hungarezëve Barnabas Varga që ka rënë pa ndjenja në tokë pas tronditjes së...

Kombëtare

Armando Broja do të largohet nga Chelsea këtë verë. Për sulmuesin ka patur oferta nga disa skuadra europiane, por SuperSport mëson ekskluzivisht nga burime...

Euro 2024

Trajneri i Spanjës, Luis De La Fuente tha për mediet në prag të ndeshjes ndaj Shqipërisë që luhet këtë të hënë për llogari të...