Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

“Krenar që do vazhdoj të mbroj ngjyrat bardhezi”, Juventusi rinovon me të preferuarin e Allegrit

Klubi i Juventusit ka rinovuar kontratën me Mattia De Sciglion deri në verën e vitit 2025. “Historia vazhdon, De Sciglio dhe Juventusi do të jenë bashkë edhe tri vite të tjera”, lexohet në komunikatën zyrtare të bardhezinjve nga Torino.

29-vjeçari nga Milano, i cili është pjesë e “Zonjës” prej vitit 2017 (sezonin 2020/2021 e kaloi i huazuar te francezët e Lyonit), u shfaq i lumtur pas firmës mbi kontratën e re.

Krenar që ende do të mbroj këto ngjyra dhe që do të vazhdoj të jem pjesë e kësaj familjeje të madhe. Forca Juventus”, deklaroi mbrojtësi i djathtë, i cili mund të luajë edhe në linjën e majtë.

Gjatë aventurës me Juventusin, De Sciglio ka fituar pesë trofe në total: titullin kampion (2018, 2019, 2020) Kupën e Italisë (2018) dhe Superkupën e Italisë (2018).

Trajneri Max Allegri ishte ai që insistoi për t’i zgjatur bashkëpunimin lojtarit italian, ndërsa tani tifozët presin rikthimin e Paul Pogba, me të cilin Juventusi po bisedon prej kohësh.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...