Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria e Parë

Krenari dhe rekorde, Flamurtari një shekull histori

23 marsi i vitit 1923 shënon themelimin e klubit të Flamurtarit, një prej skuadrave më të vjetra e me më shumë traditë në futbollin shqiptar. Për një shekull në klubin vlonjat u angazhuan emra të shquar të futbollit shqiptar.

Në edicionin 1987-88 në UEFA Cup, kuqezinjtë ishin pjesë e gjashtëmbëdhjetë skuadrave më të mira. Skuadra kuqezi eliminoi në turin e parë Partizanin e Beogradit (2-0 në Vlorë dhe 1-2), në turin e dytë skuadrën gjermano-lindore Vismut-Aue (0-1 dhe 2-0 në Vlorë) për t’u ndaluar në turin e tretë nga Barcelona.

Në “Camp Nou” erdhi humbja 4-1, ndërkohë që sfida e kthimit solli fitoren e bujshme dhe të paharrueshme të vlonjatëve, 1-0 me golin e Sokol Kushtës.

Lexo edhe: 

Flamurtari, ishte përballur dhe në sezonin 1986-1987 me katalanasit. Spanjollët u kualifikuan vetëm falë golit në fushën kundërshtare, pas dy barazimeve 1-1 dhe 0-0 në “Camp Nou”.

Sokol Kushta ishte lojtari i cili asokohe mahniste Europën me paraqitjet e tij fantastike, por jo vetëm. Pjesë e Flamurtarit legjendar ishin edhe emra si Vasil Ruçi, Petro Ruçi, Alfred Ferko, Rrapo Taho, Kreshnik Çipi apo Latif Gjondeda.

Skuadra vlonjate ka fituar titullin kampion në sezonin 1990/1991, ndërsa numëron dhe 4 Kupa Shqipërie. Aktualisht skuadra historike shqiptare nuk ndodhet aty ku duan tifozët vlonjatë.

Flamurtari po garon në Kategorinë e Parë me synimin kryesor: rikthimin në elitën e futbollit shqiptar, aty ku e meriton të jetë.

Lajme të tjera

Kombëtare

Shqipëria e minifutbollit shkruan historinë në Essen të Gjermanisë, duke e kaluar për herë të parë fazën e grupeve. Kuqezinjtë e trajnerit Irtan Sejko...

Sport

Suedia është bërë vendi i parë në botë që ka regjistruar zyrtarisht seksin si sport. “Si çdo sport tjetër, arritja e rezultateve të dëshiruara...

Kategoria Superiore

Tirana vijon përgatitjet për të kompletuar skuadrën në prag të turit eliminator të Conference League, teksa pas konfirmimit të trajnerit Orges Shehi në pankinë,...

Kombëtare

Emisioni Analizë Kuq e Zi, nën moderimin e Sokol xhihanit, publikoi sipas statistikave atë që konsiderohet si formacioni më i mirë i mundshëm i...