Connect with us

Hi, what are you looking for?

Katar 2022

“Krenari të luaj në Botëror me vëllanë! Gëzohem më shumë nëse luan Theo titullar”

Lucas dhe Theo Hernandez janë gati të luajnë Botërorin e parë së bashku. Didier Deschamps i përfshiu të dy mbrojtësit në listën e kombëtares franceze në Katar 2022, kompeticion ku “Gjelat” shkojnë si kampionët në fuqi.

26-vjeçari i Bayern Munchen fitoi Kupën e Botës katër vite më parë në Rusi, teksa shpreson që të festojë sërish në Katar bashkë me vëllanë e tij, i cili po shkëlqen me Milanin në Serie A. Lucas Hernandez ndjen emocione të forta për faktin që do të jetë në një ekip me vëllanë e vogël.

Fakti që do të luaj një Kupë Botes bashkë me vëllanë tim në skuadër, është një ndjesi e pabesueshme. Më bën shumë krenar ky fakt, akoma nuk arrij ta besoj. Do të ishte bukur të luaja, por do të isha më i lumtur nëse do i takonte Theos të luantë si titullar”, deklaroi mbrojtësi i Bayern Munchen.

Franca është pjesë e grupit D bashkë me Danimarkën, Tunizinë dhe Australinë. Dy herë kampionët e botës zbresin në fushë të martën (22 nëntor) dhe përballë do të kenë kombëtaren e Australisë.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...