Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Krenaria e Szczesny-t: Ja pse jam portieri më i mirë në botë

Portieri i Juventusit dhe Polonisë, Wojciech Szczesny ka një arsye për t’u krenuar për veten dhe për t’u ndjerë njëri prej më të mirëve në rolin e tij, teksa këtë fakt nuk e ka fshehur në një intervistë për mediat vendase.

“Kur isha te Roma, rezerva ime ishte Alisson, që sot konsiderohet portieri më i mirë në botë. Tani që jam te Juventusi, në stol është sërish një nga më të mëdhenjtë e këtij roli, Gigi Buffon, ndaj logjikisht unë jam portieri më i mirë në botë”, deklaroi me humor polaku.

Më pas Wojciech Szczesny foli me superlativa për legjenda e portës italiane dhe të Juventusit, të cilin tani e ka sërish shok skuadre, por ndryshe nga dy vite më parë, këtë herë është polaku numri 1.

“Kam fituar jashtëzakonisht shumë nga fakti që jam stërvitur me Buffon,. Të rrish pranë tij, ta shikosh, t’i dëgjosh këshillat dhe të punosh me të, duhet të jesh një budalla që të mos përfitosh. Kur erdha te Juve, e dija që do isha zëvendësi i tij për një sezon, ndërsa ai tani e di që është rezerva ime, ndaj marrëdhënia mes nesh mbetet fantastike”, tha Szczesny.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...