Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Kreu me sukses detyrën ushtrake, Son i karantinuar në shtëpinë e tij në Londër!

Heung Min Son më në fund e kreu me sukses detyrën ushtarake në Korenë e Jugut dhe këtë fundjavë u rikthye në Londër për të vazhduar karrierën e tij si futbollist. 27-vjeçari, i cili kishte marrë urdhërin për të kryer shërbimin e detyruar ushtarak në vendin e tij, shërbeu me sukses për 3 javë në forcat detare të Koresë së Jugut, ku ishte caktuar me detyrë në ishullin e Jeju që gjendet në jug të vendit.

Shërbimi ushtarak i Son zgjati shumë pak për shkak se në vitin 2018 ai fitoi medaljen e artë për Korenë e Jugut në futboll në lojrat Aziatike dhe shërbimi ushtarak për merita të veçanta ju reduktua nga 21 muaj në 3 javë. Vetë lojtari i Tottenham sapo ishte kthyer nga një dëmtim në krah nuk do të jetë e nevojshme që të kryejë periudhën e karantimit, vetëm nëse rezulton pozitiv për koronavirusin. Ai do të nisë menjëherë nga stërvitja indidivuale këtë të hënë, me shtetin britanik që do të hedhë hapin e parë drejt rihapjes së futbollit.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...