Itali

Kreu vizitat mjekësore pas dëmtimit në miqësoren ndaj Vicenzas, zbulohet gjendja e Tonalit

Sandro Tonali ka kryer sot të gjitha vizitat mjekësore për të zbuluar se sa i rëndë është dëmtimi që pësoi në ndeshjen miqësore ndaj Vicenzas, gjë e cila e bëri që të dilte menjëherë nga fusha e lojës, në fitoren 6-1 të “kuqezinjve”.

Milan bën të ditur se nga vizitat të cilave iu nënshtrua 22-vjeçari, u përjashtuan si mundësi dëmtimet e tendinave.

Gjendja e lojtarit do të monitorohet ditë pas dite, në mënyrë që të shihet nëse mesfushori do të jetë në gjendje të luajë në sfidën e parë të Seria A, ndaj Udinese që do të luhet në “San Siro” të shtunën.

Tifozët e Milan janë duke pritur ndërkohë për përditësime në lidhje me gjendjen e Tonalit, për të parë nëse do jetë në gjendje që të jetë i pranishëm në sfidën e parë të edicionit 2022-2023.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency