Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

Krijohet zyrtarisht Liga Unike e Shqipërisë dhe Kosovës, zgjidhen bordi dhe drejtuesit

Ashtu siç ishte paralajmëruar një ditë më parë, sporti i basketbollit bëri hapin e parë drejt ribashkimit të Shqipërisë me Kosovën, pasi federatat e dy vendeve firmosën sot për krijimin e një lige të përbashkët, që do të quhet Liga Unike.

Në një ceremoni të mbajtur në Tiranë, Presidenti i Federatës së Basketbollit në Shqipëri, Avni Ponari dhe presidenti i Federatës së Basketbollit në Kosovë, Arben Fetahu, firmosën për këtë hap të ri në prani të ministrave përkatës të sportit dhe kryeministrit shqiptar Edi Rama.

Gjithçka nisi gjatë paradites së sotme, ku u formua bordi i Ligës Unike, me anëtarë Shaqir Totaj, Edmond Biqoku, Elvira Dushku, Korab Llazani, dhe kryetar Ilir Trebickën, një emër i njohur i basketbollit shqiptar ndër vite.

Më pas bordi zgjodhi edhe drejtuesin e Ligës Unike, që do të jetë Dren Zatriqi, kurse Sekretar Teknik është zgjedhur Fidan Hamiti. Ndërkohë Zyrtari i Marketingut do të jetë Dren Hasangjekaj, kurse Zyrtare e Financave, Nadire Kajashi.

Në Ligën Unike do të marrin pjesë 8 skuadra, 4 më të mirat e Shqipërisë dhe 4 më të mirat e Kosovës, ndërsa krijimi i saj pritet të rritë ndjeshëm edhe interesin për sportin e basketbollit.

Mbledhja e radhës e bordit të Ligës Unike pritet të mbahet në Prishtinë, ku do të diskutohen edhe detaje të tjera si data e fillimit të kampionatit të përbashkët, por edhe kalendari etj.

Basketbolli bëhet kështu nismëtar i bashkimit mes Shqipërisë dhe Kosovës, duke ua kaluar të gjithë sporteve të tjera, por edhe politikës së të dy krahëve, që ka bërë shumë pak në këtë drejtim.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...