Marrëdhënia mes Achraf Hakimit dhe Paris Saint-Germain është “krisur” totalisht dhe ata tashmë duken më të largët se kurrë.
Sipas raportimeve të medieve franceze klubi është i zhgënjyer nga ecuria e mbrojtësit, i cili në vitin 2023 nuk arriti të mbajë një nivel të pranueshëm të performancës, duke shkaktuar gjithashtu shumë diskutime për jetën e tij jashtë fushës.
Lexo edhe:
- VIDEO/ Triumfi me “manita”, Muçi gjen golin e radhës në Poloni
- Tragjedi në Juventus-Sevilla, tifozi ndërron jetë në stadium
- Rinovimi/ Takimi me presidentin, Spalletti zbulon se çfarë ndodhi
- Manchester City, ankohet Guardiola: Na “fiku” Eurovizioni!
Për këto arsye nuk mund të përjashtohet një “divorc” në verë dhe sipas asaj që bëjnë me dije mediet franceze, vetë Hakimi do të ëndërronte një rikthim në Madrid, te Reali, klubi që e lancoi në fillimet e karrierës së tij.
