Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Kristi Qose protagonist te Ruzhomberok

Kristi Qose gjen rrjetën e parë me fanelën Ruzhomberok ku u transferua gjatë mësaj vere. Mesfushori shqiptar që numëron edhe një ndeshje me Kombëtaren në miqësoren ndaj San Marinos tre vjet më parë, realizoi një gol në barazimin 3-3 që skuadra e tij arriti ndaj Trencin në kampionatin Sllovak. Ishte minuta e 84 e takimit kur lojtari shqiptar realizoi pas një goditje këndi duke vendosur barazpeshën 3-3 në një ndeshje të luftuar nga të dyja skuadrat. Qose është një nga lojtarët më të spikatur të Ruzhomberok gjatë këtij sezoni dhe këtë ai e tregoi edhe në dy përballjet e Europa League kundër skuadrës së Evertonit. 22-vjeçari që është aktivizuar gjithashtu edhe në kombëtaret e grupmoshave, u transferua te skuadra e Ružomberok gjatë kësaj vere pas aventurës 1-vjeçare po në Sllovaki me skuadrën e Zemplin Michalovce.

Lajme të tjera

Spanjë

Lajme të mira te Real Madrid. Në seancën e fundit stërvitore, organikës së trajnerit Carlo Ancelotti-t i është bashkuar edhe Vinicius Jr. Lexo edhe:...

Featured

Rubin Kazan u përball në transfertë me Baltika, në kuadër të javës së 18-të të Premier League-s ruse. Gjashtë minuta i kanë mjaftuar sulmuesit...

Serie A

Si mund të komunikosh me portierin dhe t’i japësh udhëzime taktike kur skuadra juaj është në fushë me dy lojtarë më pak, kur kanë...

Serie A

Rinovimi i Denzel Dumfries me Interin komplikohet ndjeshëm, teksa palët duket se po shkojnë drejt një divorci në fund të sezonit. Kontrata e holandezit...