Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Kristjan Asllani, shqiptari i parë që fiton “San Siron” (VIDEO)

Kur e shikon në lëvizje ngjason si një gol i Lautaros: zhvendosje dhe goditje fatale. Është momenti i Asllanit. Goli i parë me Interin dhe teksa shikon përqafimin e kapitenit, sytë që shkëlqejnë të Thuram nga stoli, apo Pavard, që i kujton shqiponjën, kupton se djaloshi i Kombëtares është integruar plotësisht, në fushë dhe dhomat e zhveshjes tek Interi.

Nuk është gjë e vogël, një shqiptar që shkëlqen në një klub me famë botërore, në një stadium si “San Siro”, ku mjafton ta imagjinosh se për dikë të ri kur futet të vijnë drithërimat…

Hapi i madh i Asllanit është pikërisht ai, personaliteti. Cilësitë nuk i kanë munguar, por forca për t’i vënë në dukje tani është shpalosur plotësisht.

Paksa i ndrojtur në ndeshjet e para me Interin, dalëngadalë ka nisur të shfaqë “perlat” e repertorit të tij: asist gjeometrik per Dimarcon, që çon te goli Thuramin në ndeshjen me Romen, pasim fantastik plot vizion për të prezantuar me golin Lautaron ndaj Leçes, forcë për të menaxhuar ndeshjen me qarkullimin e topit dhe pasimet filtruese, dhe aftësia për të zëvendësuar denjësisht dikë si Calhanoglu.

Lexo edhe:

Për mediat italiane goli është certifikimi i kualitetit të një kampioni, vula e një rritjeje të jashtëzakonshme në muajt e fundit. Këtë sezon deri tani ka grumbulluar 757 minuta, aq sa vjet kishte koleksionuar në javën e 35 të kampionatit, prova e një hopi cilësor në krahasim me vitin e tij të parë tek Interi. Asllani i këtij viti është më i kthjellët, gabon më pak, arsyeton më shpejt dhe di të menaxhojë fazat e ndryshme të lojës.

Tani është dikush i besuar për t’i lënë çelësat e mesfushës së një skuadre të madhe, një protagonist i vërtetë, që mund të eksperimentoje pa frikë. Nëse vitin e parë kishte ndonjë dyshim, tani të gjitha janë shuar, Asllani është i denjë për një skuadër të madhe si Interi, është shqiptari i parë që ka fituar “San Siron”.

 

Lajme të tjera

Euro 2024

Pak ditë na ndajnë nga fillimi i Kampionatit Europian, Gjermani 2024 dhe tashmë kanë nisur llogaritë e grupeve përkatëse. Shqipëria ndodhet në Grupin B...

Euro 2024

Gjashtë muaj në Serie A ishin të mjaftueshme për të bindur Interin për të firmosur me Kristjan Asllanin. Organizatori kuqezi spikati e skuadrën e...

Kombëtare

Erjon Bogdani vijon të jetë golashënuesi më i mirë në historinë e kombëtare shqiptare me 18 rrjeta. Ish-sulmuesi i njohur, i cili në Itali...

Euro 2024

Kylian Mbappe pritet që këtë verë të udhëheqë Francën në Euro 2024, me “Gjelat” që janë ndër kombëtaret pretendente për t’i shkuar turneut deri...