Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Kriter numri i ndeshjeve me kombëtaren, zgjidhet kapiteni i ri i Italisë

Spalletti: Kam skuadër fantastike, me Chiesën e mposhtim Maqedoninë e Veriut
Spalletti: Kam skuadër fantastike, me Chiesën e mposhtim Maqedoninë e Veriut

Ciro Immobile do të jetë kapiteni i ri i kombëtares së Italisë pasi është futbollist me më shumë paraqitje në grupin aktual (29 lojtarë) me fanellën e kaltër.

Kapiteni i Lazios, i cili mbushi 33 vjeç shkurtin e kaluar, numëron plot 56 ndeshe. Ai do të flasë nesër direkt nga Shkupi së bashku me trajnerin e ri Luciano Spalletti në prag të ndeshjes kundër Maqedonisë së Veriut. Një konferencën për shtypin zakonisht flet trajneri me kapitenin e skuadrës.

56 ndeshje dhe 16 gola me fanellën e Italisë, Immobile iu rikthye “vesit” (golit) qershorin e kaluar në ndeshjen e Ligës së Kombeve të humbur 2-1 kundër Spanjës.

Lexoni edhe:

Një gol me kombëtaren e shënuar dy vite më vonë, duke qenë se pas fitimit të kampionatit europian nuk mundi ta gjente më rrugën e rrjetës.

Ja cilët janë tre lojtarët e kombëtares së Italisë të pranishëm në Coverciano me më shumë paraqitje me përfaqësuesen:

Ciro Immobile: 56 paraqitje

Gianluigi Donnarumma: 54 paraqitje

Nicolò Barella: 45 paraqitje

Lajme të tjera

Lajme

Shqipëria është gati për të nisur aventurën e saj në Euro 2024. Kuqezinjtë zhvilluar seancën e fundit stërvitore para sfidës së parë me Italinë,...

Euro 2024

“Besoj që performanca nuk ishte aq e mirë siç e kishim përgatitur. Ka gjëra që duhen përmirësuar, i kemi lejuar shumë hapësira Italisë e...

Euro 2024

Kroacia do të jetë kundërshtari i radhës për Shqipërinë në Grupin B të Euro2024. Skuadra kuqezi vjen pas humbjes me Italinë, por pa humbur...

Euro 2024

Nedim Bajrami hyri në historinë e Kampionatit Evropian me golin e shënuar ndaj Italisë, në ndeshjen debutuese të Shqipërisë në eventin e futbollit që...