Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Kriteret e licencimit/ FSHF, mbledhje me klubet, u sqaron ndryshimet për sezonin e ri

Departamenti Ligjor dhe i Licencimit të klubeve në Federatën Shqiptare të Futbollit organizoi këtë të martë një mbledhje me klubet e kampionatit “Abissnet Superiore”, lidhur me kriteret e licencimit për edicionin 2022-2023. Të pranishëm në këtë aktivitet ishin përfaqësuesit e klubeve të “Abissnet Superiore”, të cilët u njohën me të gjitha ndryshimet që ka pësuar rregullorja e re e licencimit për këtë sezon.

Federata e Futbollit i ka asistuar dhe ndihmuar gjithmonë klubet shqiptare në këtë proces të rëndësishëm licencimi, që i jep mundësinë të jenë më tej pjesë e Kupave të Europës.

Mbledhja u drejtua nga menaxheri i këtij Departamenti në FSHF, Eduard Gjini, i cili në një prononcim për fshf.org dha detaje nga takimi i sotëm si dhe tregoi të gjitha ndryshimet në rregulloren e re të licencimit, duke nisur nga kriteri sportiv, te kriteri i infrastrukturës, kriteri i administratës dhe personelit, kriteri ligjor e ai financiar, që është edhe më i rëndësishmi në raport me kriteret e tjera.

“Sot zhvilluam një takim me të gjitha klubet e “Abissnet Superiore” për të treguar funksionimin e rregullores së re të licencimit. 5 kriteret, në kriterin sportiv, në kriterin e infrastrukturës, në kriterin e administratës dhe personelit, në kriterin ligjor dhe kriterin financiar, rregullorja e re e vitit 2022 ka pësuar ndryshime.

Në kriterin sportiv janë shtuar kërkesat që çdo skuadër që në sezonin që vjen do të licencohet për të marrë pjesë në Kupat e Europës duhet të ketë patjetër një skuadër femrash të atashuar në klubin përkatës. Këto ekipe duhet të krijojnë një skuadër të re, që do të marrë pjesë në kampionat. Do ta krijojnë rishtazi apo do të atashojnë një klub të femrave që merr pjesë në kampionatin e femrave, kjo varet nga dëshira e drejtuesve të klubeve.

Janë shtuar disa kërkesa të tjera në rangun e klubeve që do të kenë më shumë se sa 4 skuadra në sistemin zinxhir të ekipeve të të rinjve. Në sezonin që vjen, klubet do të kenë 5 skuadra.

Në kriterin e administratës dhe personelit janë shtuar dy kërkesa. Çdo klub duhet të ketë një “match manager” që do të drejtojë ndeshjen si dhe një oficer për grupet vulnerabël.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...